Skip to content
Të Gjitha

Banesa pranë shtëpisë së Kongresit të Lushnjes bëhet shkrumb e hi

· 1 min lexim

Një banesë në qendër të qytetit të Lushnjes është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë ndaluar përhapjen e flakëve në banesat ngjitur.

Siç shkruan “Balkanweb”, banesa e djegur, është ngjitur me shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjes.

Për fat të mirë në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodhej asnjë person.

Sipas të dhënave paraprake, banesa i përkiste një çifti, të cilët ishin ndarë nga jeta, ndërsa çdo javë aty shkonte vajza e tyre, për ta pastruar.

Policia ndërkohë ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.