Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tregon detaje, në një kohë kur sot ishte i pranishëm gjatë vetëdorëzimit të Klement Balilit.
Ky i fundit ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës,.
Veliu ka treguar disa nga detajet e vetëdorëzimit të Balitit si dhe kushtet e tij që i kishte vendosur autoriteteve.
Sipas Veliut, si kusht i parë i Balilit ishte që mos të keqtrajtohej nga punonjësit e policisë si dhe fakti që të deklarohej vetëdorëzimi. Mes të tjerash Veliu tha se pas konktakteve me familjarët e Balilit, kjo gjë u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.
“Balili kishte dy kushte për vetëdorëzimin. Së pari që mos të keqtrajtohej dhe që të deklarohej vetedorëzimi. Jam kontaktuar nga familjarët pas 3 muajsh negociata. Shkova personalisht me një makinë shoqëruese,”- tha Veliu.