Babai i vdiq nga COVID, djali i neurologut bën akuzën e fortë ndaj shefes së infektivit
Nuk kanë fund skandalet në spitalet COVID në vendin tonë. Pas rasteve të korrupsiont, mungesës së shërbimit dhe shumë problemeve të tjera, një tjetër denoncim mjaft i rëndë është bërë publik ditën e sotme.
Ka qenë Altin Kuqo, djali i neurologut Ali Kuqo, i cili ndërroi jetë një ditë më parë pasi ishte infektuar me COVID, I cili ka hedhur akuza të forta ndaj shefes së infektivit, Najada Çomo. Kuqo ka thënë se doktoresha në fjalë nuk i ka ofruar shërbimin mjekësor të nevojshëm babait të tij në ambientet e spitalit COVID 1. Rastin është bërë publik në një replikë në rrjetet sociale, ku kuqo shkruan se ka prova që vërtetojnë se Çomo nuk ia shtruar të atin e infektuar në spitalin Covid (Infektivi).
“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjekmi QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj,”- shkruan Altin Kuqo në komente.

Ngjarjet e rënda që përfshijnë çdo ditë sistemin shëndetësor vazhdojnë të mbeten pa përgjegjës, ndërsa kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë mendojnë vetëm si të bëjnë shfaqje me dozat qesharake të vaksinës që kanë ardhur në vendin tonë. Askush nuk e pranon kolapsin shëndetësor, edhe pse prej ditësh janë ezauruar një pjesë e spitaleve COVID në tiranë, që çuan në hapjen edhe të spitaleve COVID në rrethe.