Skip to content
Kryesore

Babai i Martin Canit: Henri nuk e di ende që vëllai ka ndërruar jetë

· 1 min lexim

Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës “Fan Noli”, ka kërkuar drejtësi për të birin në një lidhje Skype në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Ai ka zbuluar se djali i vogël, Henri, nuk është në dijeni të vdekjes së vëllait të tij, pasi frikësohen për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

“Jemi në një gjendje të rënduar psikologjike. Nusja është mbyllur në vetvete dhe kemi nevojë për ndihmën e një psikologu.
Vëllai të Martinit , Henri akoma nuk është në dijeni të ngjarjes sepse gjendja e tij shëndetësore mund të përkeqësohet.

Është më tragjike akoma situata me djalin e vogël. Henri merr fotografitë e Martinit, por nuk e di ende që vëllai i ka ndërruar jetë.
Nëse do t’i tregojmë të vërtetën kemi frikë se do të kthehet pas progresi i djalit, dhe kjo na vret shumë.

Kërkojmë drejtësi, që institucionet të bëjnë punën. Zinxhir nis që nga dera e shkollës.

Ndihma e parë duhej t’i jepej në QSUT jo të çohej te Trauma”, tha ai.