Çështja Balili vazhdon ende të jetë kryefjalë e mediave. Buja e bërë sidomos në media ka çuar në një situatë të tillë ku gjithkush është duke u munduar të sigurojë të dhënat e fundit. Sot në studion e Opinion ka qenë i ftuar vet avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku, i cili ka përforcuar edhe një herë deklaratën e klientit të tij se ky i fundit është i pafajshëm në çfarë e akuzojnë.
Avokati ka deklaruar se nuk ekziston asnjë provë e vetme ligjore e cila implikon Balilin në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Duket iu përgjigjur pyetjes përsa i përket dosjes së ardhur nga Greqia, Sollaku ka thënë se në 1 mijë faqe nuk është gjetur asgjë që përfshin Balilin, përveç një episodi që dyshohet, por ende nuk është provuar.
Sipas tij, pavarësisht akuzave nga mediat botërore, asnjë nuk ka nxjerr një fakt që të tregojë se Balili ka lidhje të ngushtë me trafikun e drogës dhe askush nuk e fakton dot pse është emërtuar “Eskobari i Ballkanit” apo “Bosi i drogës në Ballkan”.