Autobusi përplaset me motorin, humb jetën 55-vjeçari në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Farkë. Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi një autobus e ka përplasur.

Viktima ishte duke lëvizur me motorin e tij, ndërkohë që autobusi e ka përplasur nga pas. Për shkak të përplasjes së fortë, 55-vjeçari ka humbur jetën në vend.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shpërndaje
Share.

Komento