Atentati në Milot ndaj Ylli Brahimit, dalin pamjet e kamerave të një biznesi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këto janë momentet kur dy persona me motor qëllojnë ndaj Ylli Ibrahimit në Milot.  Ylli Ibrahimi, 45-vjeçari ishte duke ecur qetësisht në rrugë në qendër të qytetit, i shoqëruar së bashku me 2 shokë, kur 2 persona me motor vijnë me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij! Ibrahimi u plagos me armë zjarri, ndërsa u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Shihet se si tre persona, përfshi objektivin, ecin të qetë në trotuar, ndërkohë që në kamerat e sigurisë së një biznesi përballë kanë filmuar momentin kur në rrugë shihet një motor me dy persona me skafandra dhje kapuç në kokë, që ecën me shpejtësi, ndërsa njëri prej tyre hap zjarri ndaj 3 personave, ku i plagosur ka mbetur Ibrahimi.

Gjithçka ndodh në pak sekonda, në një rrugë të populluar, ndërsa në pamje shihet se ka pasur dhe kalimtarë të tjerë në momentin e atentatit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij sulmi me armë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve të krimit.

Autorët të maskuar me skafandër dhe kapuçin e xhupit kanë qëlluar disa herë me breshëri në drejtim të 45-vjeçarit, duke e lënë të plagosur. Plumbat e kanë prekur në gjymtyrët e poshtme, duke i shkaktuar dëmtime të shumta. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe pas përmirësimit të gjendjet shëndetësore prite të merret në pyetje nga hetuesit, pasi dëshmia e tij shihet si një provë mjaft e rëndësishme për të hedhur dritë rreth ngjarjes. Referuar gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, dyshohet se arma e përdorur për ekzekutimin e 45-vjeçarit është ‘Scorpions’.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se Ylli Ibrahimi është krahu i djathtë i Ervis Martinajt. E për pasojë, atentati i djeshëm ndaj tij në Milot dyshohet të jetë në vazhdën e dy ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më herët, e para e vrasjes së Santiago Malkos, e dyta e Bujar Likës në 30 maj.

/Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento