Skip to content
Kronikë

Atentati në Astir/ Targat e “Audit” 52 mijë euro ishin ndërruar 4 herë

· 2 min lexim

Pasditja e së shtunës është gjakosur në Tiranë, pasi në zonën e Astirit janë qëlluar për vdekje 2 persona brenda një makine tip audi i cili ishte në lëvizje.

Dy viktimat e atentatit  në zonën e Astirit janë identiifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Janë zbuluar detaje  të tjera  nga gazetari Spartak Koka për Klan Plus, ku në fokus është makina e tipit “Audi” në të cilën iu bë atentati dy të rinjve.

Makina tip Audi A7 me vlerë 52 mijë Euro në pronësi të viktimës Erigers Mihasi kishte ndryshuar 4 herë targa. Automjeti luksoz kishte ardhur nga Gjermania dhe në harkun kohor të 2-muajve i janë vendosur 4 targa të ndryshme.

Në muajin Korrik, targat e mjetit ishin AB 024 DO; në muajin Gusht ishin AB 555 DG, sërish në muajin Gusht u ndryshuan në AB 924 EH dhe së fundmi në muajin Shtator AB 008 EM. Dy shkronjat e fundit të kësaj targe janë edhe inicialet e identitetit të Erigers Mihasit.

Hetimet e Prokurorisë për vrasjen e tij dhe Armand Dumanit janë shtrirë në disa pista, ku më të besueshmet janë  larja e hesapeve dhe hakmarrja. Kjo e lidhur dhe me të shkuarën kriminale të Erigers Mihasit. 32-vjeçari lindur dhe banues në Tiranë në zonën e Yrshekut me precedent të mëparshëm kriminal ishte i skeduar si një prej anëtarëve të grupit shoqëror të Ervis Martinajt.