Skip to content
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit, policia vijon shtetrrethimin në Fier (Video)

· 2 min lexim

Fieri u trondit nga në atentat zjarri ndaj  biznesmenit të njohur në zonë. Demir Backa, 57 vjeç u qëllua në makinën e tij që ndodhej e parkuar para një qendre tregtare në Fier, në një zonë me lëvizje të shumta dhe në një rrugë kombëtare.57-vjeçari mbeti i plagosur nga atentati dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi  pranë qendrës tregtare në Fier, një zonë mjaft e populluar.

Drejt Demir Backës u qëllua me breshëri automatiku. Tre plumba e kapën  57- vjeçarin në zonën e qafës dhe të kokës. Ndërkohë që ka marrë rreth 15 plumba në kraharor.

Ndërkohë që në Fier ende vijojnë kontrollet në pikat kryesore hyrëse e dalëse të qytetit prej forcave të shumta të policisë.

Ende policia nuk ka emra apo autore të dyshuar të vrasjes se biznesmenit Demir Backa i cili u ekzekutua me 18 plumba të shtunën në darke në parkingun e një qendre tregtare.

Autorët ende nuk janë identifikuar nga policia, por nga hetimet që janë bërë deri më tani, dyshohet se atentati është kryer për hakmarrje.

Po ashtu nga këqyrja e kamerave të sigurisë në ambientet që janë përreth rezulton se në atentat kanëmarrë pjesë dy persona. Viktima, Demir Backa është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, Medi Backës, i cili është vrarë në 1997-ën. Policia është përqëndruar në të shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj më parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.