Skip to content
Aktualitet

Atentat nipit të biznesmenit në Vlorë, dyshimet e para

· 1 min lexim

Mësohen detaje të reja nga atentati me armë ndaj 27-vjeçarit, Mario Ferrja ditën e djeshme në Vlorë.

Dy persona e kanë vëzhguar të riun kur po dilte nga banesa, dhe sapo ka dalë i kanë hapur zjarr. Autorët ndodheshin pranë një makine tip ‘Volksëagen’. Të shtënat kanë thyer edhe xhamat e një makine ‘Polo’ të parkuar aty.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar automjetin e autorëve, ndërsa distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim të vrasin të riun por vetëm ta trembin atë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen ‘Partizani’ të Vlorës. Vetë Ferrja telefonoi policinë pas atentatit, ku tregoi se është qëlluar. 27-vjeçari është nip i një biznesmeni ndërtimi në Vlorë, dhe dyshimet janë se sulmi është bërë për ndonjë konflikt.

/GazetaReforma.com/