Skip to content
Kronikë

Atentat në Krujë! Ekzekutohet 46-vjeçari, plagoset nipi, zbulohet kush ishte shënjestra (EMRAT)

· 2 min lexim

Kruja është tronditur nga një atentat në orët e para të kësaj të marte.

Bëhet e ditur se ka humbur jetën Ramazan Sino dhe është plagosur nipi i tij Alvi Bejtja. Mësohet se Sino ka qenë te nipi në fshatin Larushk.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, person me precedent penal.

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016, ndërsa ka edhe precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë. Autor/ët kanë qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit me iniciale Gentjan Bejtja dhe drejt nipit të tij 18-vjeçar.

Viktima që ndodhej në oborrin e banesës së kunatit ka humbur jetën, ndërsa i riu është dërguar në spital.Policia ka gjetur një automjet duke u djegur në Tapizë, pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Larushk të Krujës, ku në oborrin e banesës së një shtetasi, u qëlluan me armë zjarri, dajë e nip, 46 dhe 18 vjeç. 

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autor/ëve.