Skip to content
Të Gjitha

Atentat ndaj 27-vjeçarit në Vlorë, i riu i shpëton mrekullisht plumbave (DETAJE)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një person ka tentuar të bëjë një atentat ndaj një të riu 27-vjeçar, duke qëlluar në drejtim të tij.

Pasi ka qëlluar me armë në drejtim të të riut, menjëherë 27-vjeçari ka kallëzuar rastin në polici. Shërbimet e policisë mësohet se pas njoftimit kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe ngritjen e postblloqeve për kapjen e tij.

Ndërkohë edhe grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por  pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit .

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.