Artistët kërkesë në KLSH për audit në Bashkinë e Tiranës, Malkaj: Nuk duhet të jemi më kavie

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grup aktivistësh dhe mbrojtës të kauzës për godinën e Teatrit Kombëtar, depozituan në Këshillin e Lartë të Shtetit një kërkesë për auditim në Bashkinë e Tiranës.

Ata kanë dysime se ky institucion me shkeljet e tij, i ka shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit.

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, në një deklaratë për mediat, është shprehr se njerëzit nuk duhet të jenë më kavie, por duhet të kërkojnë llogari, se ku shkojnë taksat e tyre.

“Nëse e kam gabim, unë jam dakord të futem në burg, nuk e kam provuar, le ta provoj. Njerëz jemi qytetarë të lire, paguajmë taksat duhet të na thonë ku venë këto këto taksa. Niveli është shumë keq kemi filluar të flasim me vete. I shikoni me telefon jo është maskim sepse njerzit po flasin me vete. Unë nuk jam një kavie që të rri në kafazin tim e të bëhet çtë duan. Mendoj se nuk duhet të jemi më kavie ,na ka dhënë zoti një tru për ta vënë në shërbimin tonë personale dhe për shoqerinë”tha Malkaj.

Kujtojmë këtu, se më 8 maj, Këshilli i Ministrave vendosi që t’ja kalojë truallin e Teatrit Kombëtar, Bashkisë së Tiranës.

Ky vendim solli reagimin e presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se për këtë çështje ka një padi në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa u bëri thirrje institucioneve, që të mos ndërmarrin asnjë veprim që do të cënonte godinën.

Gjithashtu pak ditë më parë, artistët dhe shoqëria civile depozituan në SPAK një padi ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deh zv. kryetarit, Arbjan Mazniku.

Shpërndaje
Share.

Komento