Artan Hoxha tregon si bëhet trafiku i lëndëve narkotike në kohë pandemie

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasditen e sotme gazetari investigativ Artan Hoxha, në një lidhje me Skype për “Abc News” ka folur rreth trafikimit të lëndëve narkotike dhe sipas tij ky proces ka vazhduar edhe në këto kohë pandemie, por me disa ndryshime të vogla.

Hoxha deklaroi se tashmë trafikimi bëhet përmes ujit, pasi bllokimi i rrugëve tokësore dbe ajërore u ka sjellë vështirësi, teksa shtoi se pandemia ka sjellë rritjen e çmimit të lëndëve narkotike.

Mirëpo referuar gazetarit, kjo gjë nuk i ndalon përdoruesit të blejnë kokainë apo kanabis, pasi për ta është si buka përditshme.

Ua ka vështirësuar mënyrën, por nuk e ka ndaluar. Trafikimi bëhet përmes ujit, sepse bllokimi i avionëve dhe rrugëve nuk ua lejon më këtë gjë. Pra çmimi i lëndëve narkotike është rritur sepse është vështirësuar mënyra. Por kjo nuk i ka penguar ta blejnë atë, sepse përdorusit, kokaina dhe kanabisi është siç kemi ne produktet e përditshme ushqimore. Është is buka për ta. Tashmë trafikimi bëhet përmes ujit, dhe gjithçka del nga Amerika Latine. Me siguri tashmë kanë ardhur ngarkesa me drogë ose do të vijnë shumë shpejt në Europë. Gjithsesi nuk është problem të sigurosh lëndën narkotike, por problem i madh është qarkullimi i parave. Me bllokimin e avionëve, e kanë të pamundur të qarkullojë leku. Në Itali ku masat u morën më shpejt është rritur çmimi me 10-12 ose me 15 mijë euro më shumë seç ishte para se të vinte Covid-19,”- tha Artan Hoxha ndër të tjera.

Më tej, Hoxha u sbpreh se izolimi ka bërë që personat e kërkuar nga policia të kthehen në shtëpit e tyre, ku edhe janë arrestuar.

“Izolimi ka bërë që të gjithë të kërkuarit të shkojnë drejt shtëpive të tyre. Pra policia ka arrestuar dhe ka vepruar në zona që i njeh mirë tashmë, si veprojnë dhe ku banojnë. Siç ishte arrestimi i klement çalës dhe të vëllait të tij. Pra policia është në vijën e parë të luftës me covid-19, por ka vepruar kundër kriminelëve në zona që dihen dhe njihen tashmë,”- tha Hoxha.

Shpërndaje
Share.

Komento