Skip to content
Rajoni

Arsimtarët kosovarë në rezistencë: Rrisni pagat! Jemi në grevë derisa të vendosin institucionet

· 1 min lexim

Arsimi publik me probleme shqetësuese edhe në Kosovë. Ditën e sotme të gjithë punonjësit e këtij sektori kanë nisur grevën dhe kërkojnë ndryshimin e ligjit të pagave.

Kur themi punonjësit e arsimit përfshijmë këtu, arsimtarët e shkolla fillore, të mesme si dhe universiteteve publike në të gjithë Kosovës. Kërkesa kryesore e tyre është që të rritet norma e pagesës për këtë shtresë.

Sipas  “Voa”,udhëheqësit e sindikatave të arsimit thanë se greva do të vazhdojë deri sa të zbatohen kërkesat e paraqitura. Pika kryesore mbeet që paga e punonjësve që punojnë në sistemin arsimor të rritet me të paktën 30%.

“Greva mund të zgjasë në varësi të vullnetit të institucioneve. Ligji aktual për nivelizimin e pagave po i shton dallimet edhe më shumë ndërmjet institucioneve të ndryshme publike,”- është shprehur udhëheqësi i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për pagat, por sipas zyrtarëve kërkesat e sindikalistëve mund të shkaktojnë problem në buxhet duke e ngarkuar.