Një shqiptar, 38-vjeç, u arrestua nga policia e Volos në Greqi.
Ai dhunoi të fejuarën e tij, 37 vjeç, në mes të rrugës.
Kjo e fundit ka përfunduar në spital pas plagëve të marra nga dhuna e ushtruar.
Ndërsa i riu shqiptar u shoqërua në polici.
Mbi të rëndon akuza për ‘dhunë në familje’.
Lajmi është bërë i ditur nga shtypi grek.
Rastet e dhunës në familjet emigrante shqiptare janë të shumta.
Pak ditë më parë policia greke ka arrestuar një tjetër shqiptar, pasi tentoi të djegë bashkëshorten.