Skip to content
Të Gjitha

Berat/ Përplasen dy automjete, një i plagosur

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Beratit.

Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë ka mbetur një i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Beratit, në fshatin Otllak.

Shkak ka qenë një ndërprerja e rrugës që një 31-vjeçare, në përpjekje për të hyrë në rrugicën e lagjes, i ka bërë automjetit tjetër.

Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Beratit.

Nga përplasja mjeti i tip Hunday ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme .

Ndërkohë që automjeti tip Benz, që drejtohej nga Eliberta Themeli është goditur në pjesën anësore dhe është fikur në mes të rrugës.

31-vjeçarja është shoqëruar në spital pasi ka marrë plagë të lehta.

Ndërsa, drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në gjendje të mirë.

Gjithashtu, në spital është shoqëruar edhe nëna e saj, pasi ka humbur ndjenjat kur mbërriti në vendngjarje.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e nënës dhe vajzës është e mirë.