Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet shqiptari në Greqi/ Dhunoi mizorisht të fejuarën në rrugë

· 1 min lexim

Një shqiptar, 38-vjeç, u arrestua nga policia e Volos në Greqi.

Ai dhunoi të fejuarën e tij, 37 vjeç, në mes të rrugës.

Kjo e fundit ka përfunduar në spital pas plagëve të marra nga dhuna e ushtruar.

Ndërsa i riu shqiptar u shoqërua në polici.

Mbi të rëndon akuza për ‘dhunë në familje’.

Lajmi është bërë i ditur nga shtypi grek.

Rastet e dhunës në familjet emigrante shqiptare janë të shumta.

Pak ditë më parë policia greke ka arrestuar një tjetër shqiptar, pasi tentoi të djegë bashkëshorten.