Skip to content
Kryesore

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

· 1 min lexim

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, është arrestuar mëngjesin e së mërkurës. Ai ndodhet mes 6 personave të vënë në pranga gjatë një operacioni të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në zonën e Krujës dhe Niklës, ku në orët e para të ditës u ushtruan kontrolle në banesat e fisit Rraja.

Lista e personave të arrestuar përfshin:

  1. Marvin Bushati
  2. Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
  3. Sokol Qaja
  4. Gazmir Rraja
  5. Perparim Rraja
  6. Rexhep Rraja

Sipas njoftimeve zyrtare, të arrestuarit akuzohen për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimet për këtë rast vijojnë.