Në prangat e policisë është ka rënë një 46-vjeçar në Kurbin, pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën edhe disa doza kanabis.
Po ashtu Policia e Lezhës ka proceduar penalisht shtetasit me inicialet E. M., banues në Lezhë dhe N. L., banues në Grudë, Shkodër, për kanabis.
Nga ana tjetër dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi kishin zaptuar plazhin në Tale të Lezhës me shezlongë e çadra pa lejen e autoriteteve.
Njoftimi nga Policia
Kurbin, Lezhë
Ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve dhe mbante lëndë narkotike në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Gjithashtu, procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasit: E. M., banues në Lezhë dhe N. L.,banues në Grudë, Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në Shëngjin, Lezhë, shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: N. H., 27 vjeç, banues në Lezhë dhe P. K., 52 vjeç, banues në Kurbin, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në bregdetin e Talës, Lezhë, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.