Arrestohet greku që drejtonte kompaninë VIP në Shkodër,  policia zbardh detajet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas grek. Ai akuzohet se i ka shkaktuar dëm të madh ekonomik shtetit shqiptar.

Dimitrios Thomoglou rezulton administrator i kompanisë “General Impex”. Me anë të kësaj kompanie ai ka përfituar 365 milionë lekë të reja duke mos paguar taksat dhe duke fshehur të ardhurat.

Po ashtu është arrestuar edhe shtetasi K. M si bashkëpunëtor i tij. Për noterin Gj. K., është dhënë masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.

Gjithashtu është dhënë masa e detyrimit paraqitje për shtetasin A.B., që rezulton administrator i një tjetër subjekti që ka fshehur të ardhurat.

Njoftimi i Policisë:

Rimbursimi i TVSH-se, Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior arrestojne pronaret e subjektit VIP. Prokuroria e Rrethi Gjyqesor Shkoder ne bashkpunim me Drejtorine e Hetimit Tatimore Rajoni Verior Shkoder, Sektorin e Hetimit; pas nje hetimi 3 mujor, ka konstatuar skemen per perfitimin e tvsh-se ne forme rimbursimi ne vleren 44,602,171 leke te reja.

Subjekti General Impex nepermjet aktivitetit te tije i ka shkaktuar dem ekonomik shtetit ne vleren 248, 994, 420 lek nepermjet fshehjes se te arshurave dhe 73.666.095 leke te reja nepermjet mospagimit te taksave dhe tatimeve.

Pas vetifimimeve nga Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior, Prokuroria e rrethit gjyqesor Shkoder ka leshuar 2 urdher arreste per pronaret e subjektit, shtetasit me inicialet K.M dhe D.Th si dhe ka marr maresen e pezullimit te ushtrimit te detyres per noterin me inicialet Gj.K. dhe mases se detyrimit paraqitje per shtetasin A.B, pronar i nje subjekti te lidhur si pjese e mashtrimit me TVSH-ne.

Keta shtetas kane konsumuar veprat penale ne baze te nenit 180 “Fshehje e te ardhurave”, neni 181 “Mos pagim i taksave dhe tatimeve”, ndersa per noterin “Fallsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Shpërndaje
Share.

Komento