Arrestohet 47-vjeçari, policia i sekuestron 3 armë dhe fishekë luftarakë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Falë operacionit “Peza” është bërë i mundur sekuestrimi i 3 armëve zjarri dhe 308 fishekëve luftarakë.

Shtetasi D. H., është banues në Balldashenj, në Pezë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë
Finalizohet një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Falë bashkëpunimit me qytetarët u zhvillua dhe finalizua operacioni i koduar “PEZA”

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak. Në pranga 47-vjeçari që posedonte armët e municionin luftarak.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Peza”, i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit:

  1. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento