Dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre në Fushë-Krujë janë arrestuar nga policia pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Personave të cilëve u janë vendosur prangat janë A. D 32 vjeç, E.D 26 vjeç, të dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre F. D 40 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Sipas njoftimit për shtyp të bluve, mësohet se këta tre persona, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta. Tani çështja do të shkojë në gjykatë dhe të tre personat do të përballen me akuzën ‘dhunë në familje’.
Njoftimi i Policisë Krujë
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.
Këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.