Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestimi i Ilir Metës, Berisha njofton datën e protestës së radhës nga opozita

19:22 21/10/2024
Reading Time: 2 min lexim
Arrestimi i Ilir Metës, Berisha njofton datën e protestës së radhës nga opozita

Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar se opozita do të zhvillojë protestën e saj të radhës në datën 29 tetor. “Më datën 29, udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë në rang qarku paralizimin këtij regjimi”, tha Berisha pasi ditën e sotme përfundoi në pranga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pas protestës së datës 29 tetor, ish-kryeministri tha se ajo e radhës do të jetë shumë afër.

Kujtojmë se në datën 23 tetor deputetët e PD kanë paralajmëruar se do të organizojnë një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg.

“Unë u garantoj ju, se nuk ka asnjë nga armët e regjimit, asnjë nga bandat e regjimit, asnëj nga degët e krimit të tij nuk mund t’i rezistojë trimërisë, guximit dhe protestës qytetare.

Koha është veprim dhe vetëm veprim!

Më datën 29, udhëheqësit e PD në qarqe marrin ëprsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për paralizën e plotë të këtij regjimi. Ftojmë qytetarët të bashkohen me ne.

Unë u them qytetarëve, se në këtë betejë secili duhet të sakrifikojë diçka, secili edhe mund të humbasë diçka, por pas fitores së saj fiton shumë herë më tepër.

Unë u bëj thirrje bizneseve të përdorin qepenat e tyre për t’i treguar diktaturës së ju nuk mposhteni kurrë. Të përdorin qepenat e tyre për t’i treguar diktaturës se ju jeni të gatshëm të zbrisni në shesh bashkë me qytetarët.

Unë u bëj thirrje, veçanërisht të rinjve, të rejave që nuk mund të pajtohen kurrë me skena të tilla që panë sot, të ngrihen.

Unë u them atyre e sot Shqipëria në mediat e mbarë botës është vendi më i shëmtuar. Aktë të tilla nuk përcjell as Korea e Veriut, i bën me më kujdes. Ndaj dhe, le të ngrihemi të gjithë dhe pas datës 29, data tjetër është shumë e afërt, gjer sa të kalojmë në formën e pandërprerë të kësaj qëndrese.

Unë kam bindjen më të thellë, se asgjë nuk mund t’i rezistojë zemërimit tonë. Të mos harrojmë, të jemi të gatshëm, secili nga ne të paguajë çmim për guximin tonë.

Ervin Salianji, është sot në burg sepse po paguan çmimin e guximit të tij qytetar dhe politikan. Denoncoi vëllain kriminel të ministrit kriminel që drejtonte trafiqet në Vlorë, dhe bënte bixhozin me vëllanë e Edi Ramës.

Pra, secili nga ne duhet të jetë i gatshëm të paguajë çmimin e guximit. Të sakrifikojmë dhe të shpëtojmë vendin tonë. Mos prisni kurrë që të tjerë do vijnë të qendrojnë për ne.

Janë opozitarët shqiptarë ata të cilët kanë meritën e madhe, kanë vullnetin dhe vendosmërinë për t’u ngritur. Janë ata që iu rezistuan përpjekjeve për t’i asgjësuar dhe sot vijmë më të fortë se asnjëherë.

Ndaj edhe koha nuk është e fjalëve. Koha është e veprimit.

Zotërinj, drejtues të PD kërkohet përkushtim i juaji më i madh jetës suaj. T’u prijmë qytetarëve, t’u prijmë demokrateve e demokratëve në këtë betejë vendimtare”, u shpreh Berisha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestimiberishaMetareagim

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Prej disa orësh në bllokun e sigurisë, me kë po qëndron në qeli Ilir Meta?

Prej disa orësh në bllokun e sigurisë, me kë po qëndron në qeli Ilir Meta?

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English