Arrestimi i Eldi dhe Klement Çalës, ja ku fshiheshin dy të shumëkërkuarit për grabitjen në Rinas
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni që çoi në pranga Klement dhe Eldi Çalën, dy nga të akuzuarit kryesorë për grabitjen në Rinas.
Në operacionin për arrestimin e tyre morën pjesë 300 forca policie dhe RENEA.
Mësohet se ata ishin fshehur në një pallat në zonën e bregdetit, në Qerret të Kavajës.
Pasi rrethuan pallatin, forcat e policisë u futën brenda në apartamentin ku ndodheshin të shumëkërkuarit.
Gjatë operacionit u sekuestruan tre automjete luksoze “Audi”, motorë, armë zjarri dhe shuma të konsiderueshme parash.
Kujtojmë këtu se pasditen e 9 prillit 4 persona të maskuar, pasi çanë rrethimin, u futën brenda aeroportit të Rinasit.
Për 5 minuta ara arritën të grabisnin 4.6 milion euro nga barku i avionit “Austrian Airlines”.
Paratë i përkisnin bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.
Pas grabitjes, autorët u përleshën me policinë pak km larg Rinasit.
Si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën Admir Murataj, i konsideruar si truri i grabitjes.