Skip to content
Të Gjitha

Armando Duka padit në Apel Autoritetin e Konkurrencës për të drejtat televizive të ndeshjeve

· 2 min lexim

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon betejën në gjykatë me Autoritetin e Konkurrencës pas një vendimi kundër saj për të drejtat televizive të ndeshjeve. Pasi ka humbur gjyqin në shkallën e parë të Gjykatës Administrative, burime pranë FSH konfirmojnë se do ta vazhdojnë ankesën e tyre në Apel. Më 21 shtator FSHF humbi gjyqin me Autoritetin e Konkurrencës, të cilin e ka paditur për vendim të padrejtë. Në maj të këtij viti Autoriteti i Konkurrencës pas një hetimi që ka bërë në Federatën e Futbollit, por Presidenti i saj, Armand Duka nuk kanë qenë dakord dhe e kanë ngritur padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Autoriteti i Konkurrencës në hetimin që ka bërë në institucionin e futbollit ka konstatuar pozitën dominuese të FSHF-së si entitet të cilit shteti i ka dhënë të drejtën e organizimit të veprimtarive futbollistike kombëtare e ndërkombëtare. Në fakt në të gjithë botën, ndeshjet ndërkombëtare i organizon federata dhe është ajo që përdor të drejtat televizive. Me këtë vendim të Konkurrencës përfitojnë klubet. Po ashtu, konkurrenca kërkon që të liberalizohet shitja e biletave të ndeshjeve të Kombëtares dhe sponsorizimet apo shpërndarja e fondeve të FIFA-s dhe UEFA-s.

Ndër të tjera në padi avokati i FSHF-së Julian Mërtiri theksonte se në gjetjet e Autoritetit të Konkurrencës ka një mungesë të theksuar të arsyetimit të besueshmërisë ligjore dhe referenca tërësisht teorike duke shpjeguar me detaje çdo gjetje të Autoritetit.

/Gazeta Reforma/