Skip to content
Të Gjitha

Arben Kraja shkresë KLP, kërkon që prokurorët e dosjes së Vangjush Dakos dhe Tahirit të futen në SPAK

· 2 min lexim

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka dërguar një shkresë në KLP, ku kërkon që pjesë e kësaj strukture të bëhen prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Dy prokurorët kanë kaluar vettingun, por nuk kanë marrë numrin e nevojshëm të pikëve, për t’u bërë pjesë e SPAK.

Kjo është edhe një nga pikat që po diskutohet sot në mbledhjen e KLP.

Pavarësisht se SPAK ka nisur punën me 8 anëtarë, Kushtetuta e përcakton qartë, që duhet të jenë 10.

Aktualisht në pritje për të marrë konfirmimin janë Anton Martini dhe Esmeralda Cami.

Ndërkohë kandidaturat e Marës dhe Prençit kaluan me 10 vota pro dhe KLP po diskuton për transferimin e tyre.

Prençi dhe Mara janë prokurorë të disa dosjeve të nxehta, ku më të rëndësishme janë “339”, pjesë e së cilës është edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako dhe ajo e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Dako  akuzohet për lidhje me bandën e Avdylajve në Shijak.

Pak muaj më parë BILD publikoi disa përgjime, ku Dako komunikonte me anëtarët e bandës, ndërsa akuzohet se ka përdorur Avdylajt për të blerë vota në Durrës.

Megjithatë ish-kryebashkiaku i ka hedhur poshtë këto akuza.

Ai është thirrur edhe disa herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me këtë çështje.

Vladimir Mara
Dritan Prençi