Skip to content
Kryesore

Apeli rikthen në qeli 2 të miturit për vrasjen e Fatjon Bicit

· 1 min lexim

Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të enjte të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për rikthimin në qeli të dy të miturve të akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici.

Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të vitit 2023 në Gramsh.

Autorët e dyshuar, E.K. dhe O.Ç., që prej një jave ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por me vendimin e fundit, ata do të rikthehen pas hekurave.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të apelit ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, duke rikonfirmuar masën më të rëndë të sigurisë për ta.