Skip to content
Ankesë

Apeli i GJKKO i refuzon për herë të tretë kërkesën për liri ish-gjyqtares Hoxha

· 2 min lexim

Apeli i ka refuzuar për të tretën herë radhazi kërkesën, ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila kërkon lirinë nga qelia për t’u kujdesur për djalin e sëmurë.  Sipas News 24, Hoxha nëpërmjet avokatit të saj, ka paraqitur para gjykatës raporte shëndetësore për fëmijën, raport për rëndimin e gjendjes shëndetësore të djalit, si edhe raport mjekësor të babait të saj.

Djali i ish-gjyqtares së akuzuar për korrupsion dhe lirimin e personave me dënime të rënda vuan nga një sindromë e rëndë, por sërish Gjykata e Posaçme nuk e ka marrë parasysh këtë situatë.

Arrestimi i ish-gjyqtares së Krujës

Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021, me urdhër të SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit) .

Sipas ILD, gjyqtarja e Krujës kishte dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

Enkeleida Hoxha njihet si gjyqëtare që jep vendime në favor të të dënuarve për krime të rënda, si brenda dhe jashtë vendit.

Më 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale.

Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Po në nëntor të 2017-ës,gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë.