Angela Merkel, kancelarja gjermane, më datë 10 dhe 11 janar do të qëndrojë për vizitë në Greqi.
Parashikohet se Merkel do të takohet me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe do të pritet nga Prokopis Pavlopulos, presidenti i Greqisë.
Gjithashtu do të realizohet edhe një takim midis Merkel dhe Kirjakos Micotakis, liderin e Demokracisë së Re.
Zëvendës zëdhënësja e Qeverisë gjermane Martoina Fic tha se në agjendën e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet evropiane dhe ndërkombëtare.
Sipas medias greke Merkeli do të bisedojë edhe për marrëveshjen e Prespës me kryesinë e shtetit.