Skip to content
Aktualitet

Alarmuese! Dy spitalet Covid po mbushen plot, pacientët nxirren nga spitali të vazhdojnë kurën në shtëpi

· 1 min lexim

Spitali Infektiv ka njohur këto ditë pikun më të lartë të urgjencave që nga shpallja e pandemisë së Covid-19. Vetëm ditën e mërkurë, në Infektiv janë paraqitur plot 33 urgjenca të reja.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, 7 autoambulanca janë ndodhur para spitalit, ku kanë sjellë dhe kanë marrë pacientë. Siç raporton News24, ka pasur shumë dalje të sforcuara nga spitali. Pacientëve u është këshilluar që trajtimin e terapisë ta vazhdojnë në kushtet e shtëpisë.

Aktualisht, në spitalin Infektiv kanë mbetur vetëm 30 shtretër të lirë, ndërsa tek spitali Covid-2, apo ‘Shefqet Ndroqi’, janë edhe 40 shtretër të lirë.

Vetëm dje u regjistruan 302 raste të reja me Covid-19, ndërsa 3 persona humbën jetën.

/GazetaReforma.com/