Infektivi tashmë është tejmbushur dhe ka nisur transferimi i pacientëve tek “Shefqet Ndroqi” në Tiranë pasi ky i fundit ka rifilluar të funksionojë si spital “Covid2”. Sipas abcnews.al, një autombulancë e këtij spitali ka mbërritur tek dera e Infektivit duke marrë pacientët për t’i dërguar atje.
Ndërkohë, jashtë Infektivit është edhe një respirator, i cili duket gjithashtu se do të dërgohet tek spitali “Shefqet Ndroqi”.
ISHP konfirmoi se deri më sot tek Infektivi janë të shtruar 90 persona, ku 10 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 5 prej tyre janë të intubuar. Deri më tani nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 97 persona, ku 2 prej tyre u larguan nga kjo jetë sot.