Alarm në Maqedoninë e Veriut, ja sa të vdekur brenda ditës nga Covid-19!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rekord viktimash prej Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj, konfirmoi 22 humbje jete. Gjithashtu janë raportuar edhe 561 rasteve të reja me koronavirus si dhe 197 pacientë të shëruar.

“Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 197 pacientë të shëruar: Shkupi 91, Kumanova 7, Shtipi 8, Prilepi 18, Tetova 13, Struga 4, Velesi 3, Manastiri 4, Ohri 3, Gostivari 3, Gjevgjelia 4, Strumica 4, Strumica 16, Radovishi 2, Koçani 9, Demir Hisari 1, Makedonski Brod 1, Vallandova 2, Sveti Nikole 4 dhe Kërçova 4”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të vdekur janë 22 persona, 7 pacientë nga Shkupi (55, 78, 71, 35, 66, 71 dhe 64 vjet), një nga Kumanova (57), dy nga Dibra (58 dhe 64), një nga Prilepi (61), një nga Struga (75), dy nga Velesi (61 dhe 64 vjet), dy nga Manastiri (74 dhe 70), dy nga Gostivari (79 dhe 76 vjet), dy nga Kriva Pallanka (56 dhe 88 vjet), një nga Koçani (60) dhe një nga Dellçeva (81)”,  është raportuar në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sakaq kujtojmë se numri i përgjithshëm i të prekurve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 26.954, ku prej tyre 18.627 janë shëruar dhe 919 kanë humbur jetën. Aktualisht në Maqedoni ka 7.408 raste aktive me COVID-19./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento