Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Alarm! HIV/AIDS në burgje, Drejtoria: Kanë ardhur nga jashtë

14:00 14/04/2025
Reading Time: 4 min lexim

Drejtoria e Burgjeve ka konfirmuar se në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka të burgosur të diagnostikuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV/AIDS.

Sipas Drejtorisë, këta të burgosur kanë ardhur me këto sëmundje nga jashtë.

Në përgjigjen e Drejtorisë, theksohet se për çdo rast me probleme shëndetësore infektive, përfshirë ata me HIV/AIDS, sistemet shëndetësore të burgjeve ndërmarrin masa të menjëhershme për trajtimin e tyre.

Personat e burgosur që kanë HIV/AIDS janë të diagnostikuar para se të arrijnë në burg, dhe ata trajtohen nga mjekët specialistë të infeksionistëve.

“Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë,” thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Burgjeve

Mjekimi i tyre përfshin trajtim antiretroviral, i cili ofrohet falas dhe merret një herë në muaj në Spitalin Infektiv të QSUT, nga stafi shëndetësor i I.E.V.P-ve. Gjithashtu, rastet me HIV/AIDS kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe konsultohen me mjekët specialistë.

“Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv,”theksohet në përgjigje.

Përpara këtij konfirmimi, alarmi për rastet me SIDA në burgjet dhe paraburgimet shqiptare ishte ngritur nga avokati Saimir Visha, i cili deklaroi se janë identifikuar tre raste me SIDA në këto institucione.

Përgjigja e Drejtorisë së burgjeve:

Në vijim të kërkesës ju përcjellim informaionin lidhur me trajtimin e personave të burgosur me sëmundje infektive HIV/AIDS. Të gjithë të burgosurit gëzojnë të drejtën themelore për të gëzuar shëndet të mirë, si mendor ashtu edhe fizik, gëzojnë të drejtën për kujdes shëndetësor në të njëjtin standart me komunitetin e gjërë. Të burgosurit kanë akses në të gjitha shërbimet shëndetësore që ekzistojnë në vend, pa u diskriminuar për shkak të gjendjes ligjore në të cilën ndodhen.

Shërbimi shëndetësor për të burgosurit dhe të paraburgosurit është konform strukturave të shendetit publik. Edhe në sitemin e burgjeve ndiqen të njëjtat politika shëndetësore me ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Shërbimi i kujdesit shëndetësor në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale i garantohet çdo të burgosuri pa diskriminim për çdo shkak të parashikuar nga legjislacioni për mbrojtjen nga diskriminimi. Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurohen gjatë kohës së qëndrimit në institucion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Të burgosurit përfshihen në kategorinë e personave ekonomikisht jo aktivë, në kuptim të legjislacionit në fuqi, dhe përfitojnë pa pagesë të gjitha shërbimet që ofron skema e sigurimit shëndetësor, sipas këtij ligji.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurojnë: a) parandalimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve; b) furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore në rastet e emergjencës shëndetësore kur ato nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor; c) profilaksinë për sëmundjet, duke bërë kujdes të veçantë për sëmundjet infektive dhe ato ngjitëse; ç) sigurimin e higjienës së mjedisit dhe edukimin sanitar të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Çdo institucion (IEVP) ka shërbim shëndetësor e farmaceutik, që u përgjigjet nevojave për parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të burgosurve. Personat që mbartin sëmundje infektive, duke përfshirë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, trajtohen në përputhje me standardet që zbatohen për këto kategori në institucionet spitalore. Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë.

Transmetimi – HIV përhapet përmes tre rrugëve kryesore: kontaktit seksual, ekspozimit të konsiderueshëm ndaj lëngjeve ose indeve të trupit të infektuara dhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji (i njohur si transmetim vertikal), nëpërmjet gjakut dhe produkteve të gjaku.

“Nuk ka rrezik për të marrë HIV nëse ekspozohet ndaj feces, sekrecioneve të hundës, pështymës, djersës, lotëve, urinës ose të vjellave, përveç rasteve kur ato janë të kontaminuara me gjak”.

Mënyra më e shpeshtë e transmetimit të HIV-it është nëpërmjet kontaktit seksual me një person të infektuar, çka do të thotë se levizja e të burgosurve në seancat gjyqvsore apo në spitale nuk përben rrezik infektimi për stafin punonjës të shoqerimit. Nga ana tjetër evidentojmë se, në bashkëpunim me shoqatën STOP/AIDS në menyrë të vazhdueshme behën trajnime të stafit shëndetësor dhe psikosocial mbi menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve me sëmundje infektive (si Hepatiti B dhe C, HIV/AIDS, sëmundje seksualisht të transmetueshme), si edhe depistime vullnetare të të burgosurve për sëmundje infektive.

Në disa IEVP janë vendosur laborator, për realizimin e testeve të shpejta për sëmundjet infektive depistimin e të burgosurve me qëllim diagnostikimin e të burgosurve sa më herët, por edhe për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve me probleme të sëmundjeve infektive. Personat e burgosur që rezultojnë të dyshimt për HIV/AIDS, menjëherë u realizohen ekzaminime mjekësore pranë ISHP (Institutit të Shëndetit Publik) dhe në rast se rezultojnë pozitiv, konsultohen me mjekun specialist infeksionist dhe trajtohen sipas protokollit të mjekimit me antiretroviral- mjekim, i cili sigurohet falas sipas skemës së rimbursimit./Dosja.al

Etiketa: drejtoria burgjeveHIV/AIDS në burgje

Të tjera

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi
Aktualitet

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin Kastriot Cenko, i shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së...

16:33 29/05/2026
“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT
Aktualitet

“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

Për herë të parë në Shqipëri pritet që në QSUT të ofrohen terapi hormonale për personat transgjinorë, një zhvillim që...

11:32 29/05/2026
Para
AMP pezullon nga detyra 6 zyrtarë të policisë dhe IKMT, arsyeja

AMP pezullon nga detyra 6 zyrtarë të policisë dhe IKMT, arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

16:33 29/05/2026
“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

11:32 29/05/2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Pas Noizyt, edhe Cllevio paraqitet në GJKKO si dëshmitar

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Pas Noizyt, edhe Cllevio paraqitet në GJKKO si dëshmitar

14:25 28/05/2026
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon

10:52 28/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.