Akuzohet për vrasjen e 17-vjeçarit në Këlcyrë, zbardhet dëshmia tronditëse e ish-ushtarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

17-vjeçari Matia Rizallari nga Këlcyra e Përmetit, prej 5 ditësh rezultonte i humbur. E ndërsa sot trupi i 17-vjeçarit është gjetur i pajetë nga vetë prindërit në vendin e quajtuer Ura e Dragotit.

Humbja e 17-vjeçarit u denoncua nga vetë familjarët e tij, të cilët i thanë policisë se djali i tyre kishte shkuar të lahej në lumë por nuk ishte kthyer në shtëpi. Të alarmuar, ata e kishin denoncuar ngjarjen në polici.

 

Babai i 17-vjeçarit që u gjet i vdekur në pranë urës së Dragotit ka treguar personin për të cilin dyshon se i ka vrarë të birin. Arjan Rizallari shprehet se djali i tij Matia nuk është nisur për t’u larë në Vjosë, por e ka vrarë shoku tij, Egliter Dosti. Ky i fundit sipas babait të viktimës është një ish-ushtar me pagesë i akuzuar për dezertim.

Sipas “dosja.al”, 25-vjeçari i cili është shoqëruar në polici për vrasjen e 17-vjeçarit Matia Rizallari, në dëshminë e parë është shprehur se ai nuk ka qenë me viktimën ditën që ai kishte humbur. E ndërsa në dëshminë e dytë ka rrëfyer duke pranuar se ka qenë me 17-vjeçarin ditën që ai ka humbur.

Madje ka thënë se atë natë ai ka pirë verë bashkë me shokun e tij dhe se kishin dashur që të kalonin lumin. Më pas ai është shprehur se pasi ishin futur në lumë ai nuk e kishte parë më shokun e tij.

“Isha me 17-vjeçarin, pimë pak verë. E dija që ai nuk dinte not dhe i thashë ‘hajde të të hedh unë nga ana tjetër e lumit’. Pastaj nuk e pashë më,’- mësohet të jetë shprehur Dosti.

Shpërndaje
Share.

Komento