Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet për vdekjen e 25-vjeçares pas lindjes, prokuroria kërkon arrestimin e mjekut nga Elbasani

· 1 min lexim

Prokurori Xhelian Seferi ka kërkuar arrestimin e mjekut nga Elbasani, Ardjan Kadaifçiu, i cili akuzohet si përgjegjës për vdekjen e 25-vjeçares, Rexhina Debrova.

“Faxweb” shkruan, se vendimi është marrë një ditë më parë.

Seferi i ka kërkuar Gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës “Arrest me burg” në mungesë.

Në kërkesën e prokurorit, përcaktohen edhe shkeljet e kryera nga mjeku.

Ky i fundit ndërkohë është larguar në gusht të 2019-ës në Amerikë, së bashku me familjen.

Familjarët e Rexhinës e kanë akuzuar mjekun për neglizhencë, e cila ka shkaktuar edhe vdekjen e 25-vjeçares.

Tashmë pritet ndërhyrja e Interpol, për ta arrestuar dhe për ta ekstraduar drejt Shqipërisë.