Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet për tjetërsim pronash, prokuroria pushon çështjen ndaj vëllait të ish-deputetit të PS

· 1 min lexim

Zel Ndoka akuzohet për tjetërsim të pronave të Shëngjin.

Zeli është vëllai i Arben Ndokës, ish-deputet i PS, i cili po ashtu akuzohet për një sërë veprash penale.

E bashkë me Arbenin akuzohen edhe 13 persona të tjerë.

Ndaj të akuzuarve rëndojnë akuzat për “Falsifikimit të dokumentave”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Mirëpo, së fundmi prokuroria ka pushuar çështjen kundër Zel Ndokës.

Ndërsa dosja vijon për vëllain e tij, Arbenin dhe 13 personat e tjerë.

Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m² tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit.

Arben Ndoka, u  ndalua në pasditën e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka.

Prej tyre 9 ishin zyrtarë të bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Lezhë, ndërsa tre të tjerë përfitues të paligjshëm të pronave.