Skip to content
Kryesore

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet punonjësi i IMT

· 1 min lexim

39-vjeçari, Andri Mehja u ndalua në hyrje të vendit nga shërbimet e Policisë Kapshticë.

Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.

Mësohet se Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e 39 vjeçarit, banues në Elbasan. Kjo pasi ky i fundit akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.