Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet për krime lufte, reagon Thaçi: Askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës!

· 1 min lexim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas akuzave kundër tij për krime lufte.

Thaç shkruan në rrjetet sociale si “Facebook” e “Instagram” se askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës.

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!”, shkruan ai, ku ka postuar emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dy ish-komandantë të UÇK-së akuzohen nga Prokuroria Speciale për një sërë krimesh, ku përfshihet vrasja, vrasja politike, përndjekja, tortura etj.

Këto krime dyshohet se janë bërë gjatë konflikteve në Kosovë.