Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet për atentatin ndaj Vajdin Lamajt, ekstradohet nga Kosova

· 2 min lexim

Ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai  ish anëtar i Bandës së Durrësit, i arrestuar në Kosovë më 6 dhjetor 2020. Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe si organizator për ekzekutimin e Vajdin Lamaj, dhe mikut të tij Artan Arsi, ngjarje të ndodhura në 26 dhe 27 shkurt të 2005.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 02.12.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për konsumimin e veprave penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit, me pasoja  të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal”,  “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Pas arrestimit në një qendër tregtare, ai u mbajt në paraburgim në Prizren. Gjykata e Prizrenit kishte vendosur 40 ditë burg për Indrit Taullain, në pritje të ekstradimit.

Ish-anëtari i bandës së Durrësit u arrestua në Kosovë në fund të dhjetorit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, SPAK, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ku akuzohet edhe për vrasje si ekzekutor. /Gazetareforma.com/