Akuzoheshin se bashkëpunuan me Tiren, Gjykata liron infermieren dhe sanitaren e Sanatoriumit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin nga burgu të infermieres së spitalit “Shefqet Ndroqi”, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha. Të dyja ato akuzoheshin se bashkëpunuan me sanitaren Tire Alldervishi në skandalin e korrupsionit në spitalin COVID 2. Gjkata e Apelit pranoi ankimimin e Çelës dhe të Hoxhës për ndryshim të masës së sigurisë.

Infermierja Çela dhe sanitarja Hoxha janë lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga arrest me burg që ishin më parë. Gjykata e mori këtë vendim me arsyetimin se Çela dhe Hoxha nuk konsiderohen persona që kanë mundësi të shkatërrojnë provat e mbledhura në procesit hetimor dhe për këtë arsye ato mund të gjykohen në masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, kanë mbetur në burg dy mashkëpunëtoret e tjera, infermieret Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi, pasi gykata nuk e pranoi ankimimin e tyre për t’u liruar nga qelia.

Katër të arrestuarit e skandalit të spitalit COVID 2 u lanë 45 ditë në qeli nga Gjykata e Shkallës së parë pasi akuzoheshin se kanë bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Megjithëkëtë, ato i kishin fshirë të gjitha bisedat me sanitaren.

Tire Alldervishi u arrestua pas skandalit të bërë publik në media, ku ajo i mori 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje me COVID duke  shtirur si infermiere. Më vonë u bënë publike edhe biseda ku tregohej se pavarësisht se kishte marrë lekët, Tirja e kishte lënë pacienten pa ngrënë derisa kjo e fundit ndërroi jetë.

 

 

 

 

Shpërndaje
Share.

Komento