Tragjedia/ Më shumë se 6 mijë punëtorë migrantë kanë vdekur në ndërtimet për Kupën e Botës në Katar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më shumë se 6,500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kanë vdekur në Katar që kur vendi fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 10 vjet më parë, shkruan The Guardian. Gjetjet, të hartuara nga burime qeveritare, nënkuptojnë se mesatarisht 12 punëtorë migrantë nga këto pesë kombe të Azisë Jugore kanë vdekur çdo javë që nga nata e dhjetorit të vitit 2010 kur rrugët e Doha ishin mbushur me turma të ekzaltuara që festonin fitoren e Katarit.

Të dhënat nga India, Bangladeshi, Nepali dhe Sri Lanka zbuluan se kishte 5,927 vdekje të punëtorëve migrantë në periudhën 2011-2020. Veçmas, të dhënat nga ambasada e Pakistanit në Katar raportuan 824 vdekje të punëtorëve pakistanezë, midis 2010 dhe 2020.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve është dukshëm më i lartë, pasi këto shifra nuk përfshijnë vdekjet nga një numër vendesh që dërgojnë një numër të madh punëtorësh në Katar, përfshirë Filipinet dhe Kenian. Vdekjet e ndodhura në muajt e fundit të vitit 2020 gjithashtu nuk përfshihen.

Në 10 vitet e fundit, Katari ka filluar një program ndërtimi të paparë, kryesisht në përgatitje të turneut të futbollit në 2022. Përveç shtatë stadiumeve të reja, dhjetra projekte të mëdha janë përfunduar ose janë në proces, duke përfshirë një aeroport të ri, rrugët , sistemet e transportit publik, hotelet dhe një qytet i ri, i cili do të presë finalen e Kupës së Botës. Gjetjet nxjerrin në pah dështimin e Katarit për të mbrojtur fuqinë punëtore të saj migrante prej 2 milion banorësh, ose madje edhe të hetojë shkaqet e shkallës së dukshme të lartë të vdekjes midis punëtorëve kryesisht të rinj.

Shpërndaje
Share.

Komento