Skip to content
Aktualitet

Akuzohej për falsifikim formularësh, apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Bashën

· 1 min lexim

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka pushuar ditën e sotme çështjen ndaj kreut të PD, Lulzim Bashës. Ky i fundit akuzohej për falsifikim dokumentesh bashkë me Arben Ristanin dhe Dervishin.

Ka qenë gjyqtari Lazer Sallaku që i ka cilësuar si pavlefshme hetimet në lidhje me këtë çështje, lidhur me lobimin në SHBA.

Gjykata e Apelit ka vendosur sot mbylljen përfundimtare të dosjes.

Palët nuk paraqitën asnjë provë të re, ndaj edhe Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi këtë akuzë duke shpallur të pafajshëm kryetarin e PD.