Akuzat për krime lufte:Rama “S’jam avokati i Thaçit e Veselit, tërheq padinë ndaj Haradinajt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbyllje të vizitës në Prishtinë, ku u takua me përfaqësuesit e politikës, kryeministri Edi Rama njoftoi tërheqjen e padisë kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Në fillim të këtij viti,Edi Rama paditi ish-kryemisitrin Haradinaj për shpifje, pasi ish-kryeministri ishte shprehur se kishte ndaluar një plan të kreu të qeverisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, madje po sipas tij, ata kishin planifikuar për të grabitur 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës.

lg.php.gif

Por, sot Edi Rama vendosi që të tërheqë kallëzimin me argumentin se përballë situatës ku ndodhemi, duhet të jemi të bashkuar. Edi Rama zbuloi se e kishte njoftuar për tërheqjen e padisë, por Ramush Haradinaj refuzoi që ta takonte. “E kam njoftuar se nuk do të bëja dalje për mediat në çdo takim, por do mbaj një konferencë ku do ta tërheq padinë, jo se është e vogël për mua, por është shumë më e madhe ajo sot duhet të na bashkojë të gjithë. Nuk e di cfarë roli ka tërheqja e padisë në raportet mes nesh. Përsa më takon hiq atë pjesë, gjithcka tjetër është pa problem. Me apo pa padi apo pa shpifje, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, por një prej figurave historike. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht dhe kjo është e gjitha”.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk është avokat i Presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit dhe se Shqipëria nuk është kujdestare e Kosovës, por akuzat kundër tyre i cilësoi edhe njëherë si fletërrufe të pashembullta që abortuan një proces paqeje në Shtëpinë e Bardhë. “Është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj, përben një arsye, pavarësisht nëse është i rastësishëm apo i qëllimshëm, në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë, për të thënë se historia e kësaj gjykate speciale të radhës, nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces politik që lidhet me paqen” tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento