Skip to content
Politikë

Akuzat e Murrizit, reagon Balla: Kemi shkollë magjistrature shumë të mirë

· 2 min lexim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur në Kuvend, aty ku është shprehur se është krenar për atë që PS ka bërë për të përndjekurit. Gjithashtu, Balla u shpreh se këto janë çështje që diskutohen me përgjegjësisë e të qenit ligjvënës.

Ndërsa, duke komentuar deklaratat e bëra më herët nga deputeti Myslim Murrizi, Balla mendon se Shqipëria ka një shkollë magjistrature shumë të mirë.

“Heqja dorë nga sëmundja 30-vjeçare, ku emërtesën në sistem të magjistratëve të mos ta ketë më politika. Unë mendoj që kemi bërë gjënë e mirë dhe gjënë e duhur, që ne politikanët nuk kemi më punë me emërimin e anëtarëve të sistemit gjyqësor”.

Duke folur për gjykatën Kushtetuese, kreu i grupit parlamentar të PS tha se beson se do të jetë me 9 anëtarë në kohën e duhur, ndërsa shtoi se vendimi i parë që mori kjo gjykatë provoi të ishte shterues.

Duke sjellë edhe një herë në vëmendje shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Balla tha se leksioni i sekretarit amerikan të shtetit ishte i qartë. “Mendjen në kokë duhet ta ketë secili të plotë. Partnerët e SHBA janë aleatë të Shqipërisë e shqiptarëve. Një sistem drejtësie i pavarur mund të garantojë një shoqëri të barabartë”.