Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akt normativ, përfitim selektiv: Misteri i 10 milionë dollarëve

14:21 06/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

Një vendim i qeverisë shqiptare ka ndezur alarmin për mungesë të theksuar transparence dhe keqpërdorim të buxhetit të shtetit. Me një akt normativ të miratuar në mënyrë të beftë nga Këshilli i Ministrave, 10 milionë dollarë nga fondet publike janë caktuar për startup-in “Machine Thinking Lab”, një kompani amerikane e bashkëthemeluar nga Mira Murati, inxhinierja shqiptare që ka qenë pjesë e ekipit drejtues të OpenAI.

Murati është një nga figurat kyçe pas zhvillimit të ChatGPT, DALL·E dhe GPT-4, si pjesë e ekipit drejtues të OpenAI, së bashku me Sam Altman. Pas largimit nga OpenAI, ajo bashkëthemeloi startup-in Thinking Machines Lab, një projekt i ri ambicioz në fushën e inteligjencës artificiale me bazë në San Francisko. Kompania synon të krijojë sisteme AI më të personalizueshme, ndërsa është në proces të mbledhjes së miliarda dollarëve nga investitorë të fuqishëm në Silicon Valley.

Për shumëkënd, emri i Muratit përbën një simbol krenarie kombëtare. Por duhet të jemi të qartë: Murati nuk është rritur, formuar apo financuar në Shqipëri. Ajo është një histori suksesi e refugjatëve shqiptarë që ikën nga Shqipëria për shkak të keqqeverisjes.

Nëse sot jemi krenarë për arritjet e tyre, duhet të pyesim veten: a nuk është kjo një ironi tragjike? Qeveria që i largon shqiptarët nga vendi u jep miliona atyre që nuk i ndihmoi kurrë, ndërsa injoron qindra startup-e të themeluara brenda Shqipërisë nga njerëz që luftojnë çdo ditë për të mos u larguar.

Fondet publike nuk janë “dhurata” për të njohurit

Qeveria e ka cilësuar këtë si një “investim strategjik” për të sjellë teknologjinë e avancuar në Shqipëri. Por në mungesë të çdo dokumenti zyrtar, nuk dihet se çfarë përfiton vendi ynë nga ky investim. A merr Shqipëria aksione? A ka një plan të detajuar biznesi? Kush do ta auditojë këtë kompani? Asnjë përgjigje.

Fondet nuk dalin nga një program inovacioni, por nga buxheti i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, pra para që duhej të përdoreshin për interesa më të gjerë publikë; nga shëndetësia, arsimi, te ndihma sociale.

E dimë shumë mirë si funksionon kjo praktikë: të vetmit që marrin fonde publike për startup-e në Shqipëri janë klientët e pushtetit, patronazhistët, familjarët e atyre që ndajnë fondet. Çdokush tjetër, jashtë rrethit të ngushtë të miqve të partisë, nuk ka asnjë shans të afrohet.

Si po kthehet transparenca në “armikun” e qeverisjes?

Ky nuk është rasti i parë kur një vendim me rëndësi madhore merret në mënyrë të mbyllur, përtej syrit të publikut dhe jashtë procedurave të zakonshme ligjore. Por specifikisht ky rast është bërë në emër të teknologjisë, të së ardhmes, të “patriotizmit” profesional.

Por patriotizmi nuk matet me fonde që kalojnë nën dorë. Matet me rregull, me drejtësi, me mundësi të barabarta. Kur 10 milionë dollarë ndahen pa garë, pa transparencë, vetëm sepse një nga themeluesit është me origjinë shqiptare, atëherë kemi hyrë në një fazë tjetër të klientelizmit institucional.

Pyetjet që qeveria duhet t’i përgjigjet menjëherë:

Pse u përdor akt normativ dhe jo procedurë e rregullt ligjore?

Pse nuk u shpall një thirrje publike për kompani të interesuara në fushën e teknologjisë?

Cilat janë detyrimet konkrete të kompanisë përballë shtetit shqiptar?

A është zhvilluar një analizë risku dhe kosto-përfitimi?

A do të ketë kontroll të përdorimit të fondeve dhe cilët janë garantuesit?

Të kërkosh llogari nuk është sulm ndaj individëve

Të kërkosh shpjegime për mënyrën si shpenzohen paratë publike nuk është “sulm ndaj suksesit të shqiptarëve jashtë vendit”. Është një detyrim ndaj qytetarëve, taksapaguesve, sipërmarrësve vendas dhe vetë integritetit të shtetit.

Nëse nuk i kërkojmë këto përgjigje sot, nesër mund të jemi përballë një tjetër “investimi strategjik” që rrëshqet jashtë kontrollit institucional, e që përfundon në një tjetër dështim të madh me para publike.

Etiketa: chatGPTDALL-EMira MuratiopenAIreformaeditorialSam AltmanSilicon Valleystartupthinking machines lab

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Vuri bast me shokët, 16-vjeçari hidhet nga dritarja e gjimnazit famëkeq

Vuri bast me shokët, 16-vjeçari hidhet nga dritarja e gjimnazit famëkeq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.