Aksion antidrogë në Tiranë, 22 të arrestuar dhe 34 masa sigurie

Agjentët antidrogë në Tiranë kanë realizuar një operacion të gjerë këtë mëngjes në disa zona të kryeqytetit.
Sipas informacioneve, gjatë aksionit janë arrestuar individë të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Po ashtu, janë zbatuar 34 masa sigurie dhe janë arrestuar 22 persona.
Detaje të tjera për këtë operacion priten të publikohen në orët në vijim.