Skip to content
Kryesore

Aksidentoi një grua me zetor dhe u largua nga vendngjarja, në pranga 77-vjeçari

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gjashtë, ku një 77-vjeçar ka përplasur me zetor një grua 52-vjeçare.

Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i aksidentit, por më pas u identifikua dhe u arrestua nga policia e Vlorës.

E aksidentuara po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

“Aksidentoi rëndë një këmbësore në Sarandë dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet dhe vihet në pranga drejtuesi. Ndalohet një tjetër drejtues në gjendje të dehur, në Vlorë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 77 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 11.04.2025, në rrugën e fshatit Metoq, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet bujqësor (zetor), ka aksidentuar këmbësoren P. Z., 52 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Shtetasja e dëmtuar ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.