Aksidenti tragjik që i mori jetën Kobe Bryant dhe vajzës së tij, thellohet bilanci i viktimave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme.

Helikopteri me të cilin udhëtonin, u rrëzua në një zonë kodrinore në Calabass të Kalifornisë.

Bryan dhe vajza e tij 13 vjeçe, Gianna Maria Onore Bryant, po shkonin në “Mamba Sports Academy”, për të marrë pjesë në një ndeshje basketbolli.

Sipas CNN Bryant do të ishte trajneri i ndeshjes, ndërsa vajza e tij do të luante.

Helikopteri me të cilin udhëtonin, u rrëzua 30 milje në veripërëndim të Los Angeles.

Pas rënies helikopteri shpërtheu në flakë, duke djegur edhe disa shkurre që ndodheshin aty pranë.

Sipas shefit të policisë së Los Angeles, si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 9 persona.

Së bashku me Bryant në bord ishin edhe trajneri i bejzbollit, John Altobelli, me vajzën dhe gruan.

Sipas autoriteteve, shkak për aksidentin janë bërë kushtet e vështira të motit, me re dhe mjegull të dendur.

Shpërndaje
Share.

Komento