Aksident në Tiranë, makina kthehet përmbys

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë Kopshtit Botanik.

Një makinë është kthyer përmbys, duke përfunduar në buzë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, një person është plagosur lehtë.

Nga pamjet vërehet, se mjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa pritet një informacion më i detajuar nga policia.

Shpërndaje
Share.

Komento